Rangnick trajneri i ardhshëm i Milanit? Agjenti i gjermanit flet troç

Emri i Ralf Rangnick është lidhur prej kohësh me Milanin. Gjermani është preferenca e Ivan Gazidis, shefit ekzekutiv të kuqezinjve. Ky i fundit është gati t’i dhurojë rolin e trajnerit dhe menaxherit.

Diçka kundër së cilës ishin kundër Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban. Kroati deklaroi se akordi është arritur që në muajin dhjetor, ndërsa situatën e sqaron agjenti i Rangnick në një prononcim për Bild.

Rangnick dhe Gazidis njihen prej vitesh, por nuk është programuar asnjë bashkëpunim mes tyre. Për momentin ka probleme më të mëdha me të cilat duhet të merremi“, deklaron Mark Kosick, agjenti i trajnerit gjerman.

SHKARKO APP