Raportet e këqija me Mourinhon, reagon për herë të parë Marash Kumbulla

Pas kritikave të ashpra për paraqitjen ndaj Bodo Glimt dhe lënies në tribunë për ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka zgjedhur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nga gabimet përmirësohesh”, ka shkruar mbrojtësi i verdhekuqve në Instagram, për t’i kujtuar Mourinhos se është ende i ri dhe mund të bëjë gabime.

Marash Kumbulla duket se nuk e gëzon besimin e trajnerit portugez të Romës, pasi është lënë shpesh jashtë formacionit dhe ka luajtur si titullar në vetëm dy ndeshje të Conference League, shumë pak për një futbollist të cilin verdhekuqtë e blenë për 32 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?