Rashford: Jam përmirësuar shumë nën drejtimin e Mourinhos

Në një intervistë të dhënë së fundmi për United Podcast, Marcus Rashford ka zbuluar se një ndër trajnerët që ka ndikuar më së shumti tek ai ka qenë Jose Mourinho. Ai deklaroi se nën drejtimin e portugezit, ai është përmirësuar shmë.

“Ishte e vështirë, por kur kthej kokën pas 5 apo 6 vite, ka momente që ishin të vështira dhe nga ana psikologjike. Si lojtar, mendoj se jam përmirësuar shumë në 2 vitet kur trajner ishte Jose Mourinho.

Kishim shumë ulje-ngritje. Kur shikoj pas, ishte një periudhë shumë e vështirë, por që më ka bërë lojtar më të mirë dhe më ka përmirësuar shumë”, përfundon Rashford.

SHKARKO APP