Raspadori e thotë hapur: Do më pëlqente të luaja në vend të Dybala-s te Juvja

Giacomo Raspadori e ka thënë hapur se klubi ku dëshiron të luajë në të ardhmen është Juventus. Duke folur për “La Gazzetta dello Sport” përpara ndeshjes me “bardhezinjtë”, sulmuesi i Sassuolos theksoi se ndihet krenar që klube të mëdha janë interesuar për të.

“Jam shumë krenar për interesimin e tyre. Të Juves dhe klubeve të tjerë të mëdhenj. Qëllimi im është të luaj atje, në atë nivel. Nëse ia arrij do jetë falë Sassuolos, një klub që më ka bërë të rritem në çdo aspekt. Do ishte si një çmim për mua të zëvendësoja Dybalan. Paulo ka një cilësi impresionuese.”-theksoi sulmuesi, duke dërguar një mesazh të hapur ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Raspadori është gati për të bërë hapin e madh, teksa Juventus mund të jetë hapi i radhës për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?