Rasti i parë me koronavirus te klubi i Barcelonës, ja kush është infektuar

Te Barcelona shënohet rasti i parë me koronavirus. Ramon Canal, përgjegjësi i stafit sanitar te klubi katalanas, rezultoi i infektuar pasi bëri provën e tamponit dhe aktualisht është i shtruar në spital bashkë me mjekun e volejbollit, Josep Antoni Gutierrez, që doli pozitiv me Covid-19.

Futbollistët katalanas, vazhdojnë të qëndrojnë në izolim dhe zbatojnë urdhrat e klubit që i ka dhënë deri tani dhe i ka këshilluar të mos dalin nga shtëpitë.

SHKARKO APP