Rasti i racizmit ndaj Vinicius, UEFA merr masat

Gianluca Prestianni nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit të Benficas kundër Real Madridit të mërkurën në mbrëmje, pasi UEFA e pezulloi atë pas akuzave se ai ofendoi në mënyrë raciste Vinícius Júnior gjatë ndeshjes së pare në Champions.

Pezullimi me një ndeshje është një masë e përkohshme, ndërsa institucioni më i rëndësishëm i futbollit bën me dije se hetimi vazhdon.

Benfica ka thënë se do të apelojë, me portugezët që janë të pakënaqur për faktin se lojtari Prestianni do të mungojë në këtë sfidë të rëndësishme. Rasti ka bërë bujë të madhe në javën e kaluar, duke marrë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtareve dhe opinionin sportiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?