Rasti që krijoi polemika, Maignan godet Politanon por i shpëtoi kartonit të kuq (VIDEO)
Gjysmëfinalja e Superkupës mes Napolit dhe Milanit u shoqërua me tension dhe polemika, sidomos për një episod që përfshiu portierin kuqezi Mike Maignan dhe që shkaktoi protesta të ashpra nga ana e napolitanëve.
Ngjarja ndodhi në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55-të. Pas dy pritjeve radhazi të Maignan ndaj goditjes nga distanca të Amir Rrahmanit, topi mbeti në zonë. Në tentativën për ta bllokuar përfundimisht, portieri francez u përplas me Matteo Politano, i cili po kërkonte të përfitonte nga topi i rikuperuar.
Në kaosin e krijuar, Maignan reagoi duke goditur lehtë me shuplakë anësorin e Napolit. Politano u rrëzua dhe preku fytyrën, duke shtuar edhe më shumë tensionin në fushë. Menjëherë pas kësaj, lojtarët e Napolit rrethuan arbitrin Zufferli, duke kërkuar ndëshkim me karton të kuq për portierin e Milanit.
Arbitri ndaloi për pak çaste lojën për të komunikuar me dhomën VAR, por pas një kontrolli shumë të shkurtër, vendosi ta rifillonte ndeshjen pa marrë asnjë masë disiplinore. Vendimi ndezi edhe më shumë polemikat në kampin napolitan, që e konsideroi episodin si faull reagimi dhe të dënueshëm me përjashtim.
KOHA JONË SONDAZH

