Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë

Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kroacisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Trate Nedelišće” u mbyll me fitoren e Kroacisë 3-0.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Klejton Uruci (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj, Daniele Lulaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kroacia mori avantazhin në minutën e 10-të me Luka Bartolovic. Në minutën e 26-të Matej Milicic dyfishoi rezultatin, ndërsa Juraj Frigan shënoi të tretin në të 35-ën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fraksioni i dytë nisi me tre ndryshime për Shqipërinë. Nga loja dolën Frensi Mali, Daniele Lulaj dhe Armend Muslika, ndërsa u aktivizuan Simon Uldedaj, Ermal Ymeri dhe Elson Himallari.

Gjatë pjesës së dytë skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Takimi u mbyll me shifrat 3-0 për Kroacinë.

Përballja e fundit për Kombëtaren U-17 në raundin e parë kualifikues do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në orën 11:30.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?