Reagimi i Xhakës, Guardiola i del në krah futbollistit: Ndodh që të humbasësh kontrollin
Reagimi i Granit Xhakës në momentin që u zëvendësua, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit.
Shumë emra të njohur të futbollit kanë folur për këtë rast, i fundit që ka komentuar është trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola.
Guardiola shprehet se futbollistët nuk e kanë të lehtë pasi emocionet janë të mëdha.
“Nuk është e lehtë për futbollistët ndonjëherë, për të gjithë ne. E kuptoj Xhakën. Emocionet në ato momente janë të mëdha, nuk e di se çfarë mund të ziente përbrenda”.
“Ndoshta nuk jam njeriu i duhur të them diçka të tillë, pas ndonjëherë përfshihem dhe unë nga emocionet dhe nuk mund të kontrolloj veten, por duhet të përpiqemi”.
“Në fund është thjesht një ndeshje, të argëtohesh. Jam shumë i sigurt se të gjithë lojtarët, duke përfshirë dhe Xhakën, japin më të mirën për Arsenalin dhe për të fituar ndeshjet”.
“Ai është kapiten, pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh që të humbasësh kontrollin, por duhet të falet, të ecin përpara dhe shpresoj që në të ardhmen tifozët ta falin Xhakën, të rikthehet dhe të tregojë se sa lojtar fantastik është”, – tha spanjolli.