Reagon ashpër motra e Ronaldos: Një tuf minjsh festuan fitoren ndaj Zvicrës si fitore ndaj CR7!
Cristiano Ronaldo është “mbret” në rrjetet sociale dhe për pasojë nuk mungojnë komentet e shumta ende për të pas eliminimit nga Maroku. Së fundmi Katia Aveior, motra e CR7, ka lëshuar një mesazh të fortë kundër kritikëve të Ronaldos, por dhe një pjese të skuadrës.
“Jemi eliminuar nga kampionati botëror kur një grup minjsh e festoi fitoren kundër Zvicrës si të ishte një fitore kundër Ronaldos. Unë di të them se kombëtarja është ndryshe nga klubet. Kombëtarja është vendi yt, atë çfarë përfaqëson. Për fat të keq, në Portugali nuk e kanë mësuar ende një gjë të tillë”, ka shkruar ajo.
Me siguri që ky mesazh është për reagimet e shumta negative që pati ndaj Ronaldos dhe vlerësimeve për sulmuesin Ramos, i cili në atë ndeshje shënoi plotë 3 gola.