Reagon edhe mjeku i Lazios: Nëse Strakosha është pozitiv me koronavirus, unë …
Deklaratat e ish-futbollistit Massimo Brambati në një lidhje direkte në Instagram, kanë shkaktuar shumë reagime në Itali. “Strakosha është me koronavirus”, sulmi i tij ka marrë menjëherë kundërpërgjigjen nga i vëllai i portierit shqiptar.
Në orët e fundit ka reaguar gjithashtu edhe doktori, Ivo Pulcini, përgjegjësi sanitar i klubit bardhekaltër, i cili për “Radio Radio”, ka deklaruar: “Strakosha është në gjendje perfekte, si të gjithë të tjerët. A ka Covid? Nuk kam pse të betohem, dërgoni dikë në mënyrë surprizë. Unë largohem nëse ka diçka.
Lajmet e rreme nuk duhet të thuhen nga persona serioz. Dërgoni ndonjë nga Figc. Një person që thotë gjëra, pa asnjë dokument dhe shpik, është absurde”. /R.Lika-Koha Jone/