Reagon edhe vetë Raiola: Më bënë të vdekur për herë të dytë brenda 4 muajsh
Sporti E Enjte, 28 Prill 2022 15:56
Mino Raiola, agjenti i famshëm i futbollit botëror, nuk ka ndërruar jetë, është në gjendje shumë të rëndë por është ende gjallë. Për të hedhur poshtë këtë lajm që bëri xhiron në rrjet, trazoi jo pak opinionin sportiv, ka reaguar edhe vetë agjenti me një postim në rrjetet sociale.
“Për herë të dytë brenda katër muajsh më kanë bërë të vdekur, me sa duket janë i aftë edhe të ringjallem”, ka shkruar Raiola në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

