Reagon modelja që “ndau” Icardin, Wanda Nara i kundërpërgjigjet duke e quajtur k***
Telenovela mes Mauro Icardit, Wanda Nara dhe Eugenia (China) Suarez vijon me një episod të ri. Së fundmi ka qenë vetë aktorja argjentinase që ka folur duke sulmuar pikërisht sulmuesin e Paris Saint Germain të cilin e ka cilësuar si një gënjeshtar ndërkohë që është shprehur se të gjitha ofendimet e kësaj çështjeje kanë shkuar për të. Nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetet sociale China Suarez ka zbuluar pikërisht disa nga gënjeshtrat me të cilat e ka bërë për vete Icardi.
“Unë dukem si e keqja e gjithë kësaj historie që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve. Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim. Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose kanë qenë duke u ndarë”, shkruan ndër të tjera China Suarez.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Wanda Narës, e cila ka publikuar një fotosh me Icardin në Insta Story duke e shoqëruar me këtë shkrim: “Unë do të kujdesem për familjen time. Vetë jeta do të kujdeset për “kurvat” e vogla.