Real Madrid-Barcelona dhe Inter-Juventus, sonte mbrëmje spektakolare futbolli

Mbrëmja e sotme do të dhurojë emocione të mëdha në futbollin evropian.

Në “King Fahd Stadium”, Real Madrid dhe Barcelona për herë të parë do të sfidojnë njëra-tjetrën në një vend tjetër shumë të largët në Arabinë Saudite. Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje, në Spanjë luhet gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës që luan edicionin e dytë me një format me 4 ekipe.

Skuadra e Carlo Ancelottit vjen dukshëm më e favorizuar duke marrë në konsideratë krizën e madhe që ka kapluar skuadrën e Barcelonës pas largimit të Lionel Messit në verën e vitit të kaluar. Los Blancos pritet të luajnë me Courtois në portë, Vazquez dhe Mendy nga krahët e mbrojtjes si dhe dyshen Militao Alaba në qendër.

2021/22 Spanish Super Cup: Barcelona vs Real Madrid: times, TV and how to watch online - AS.com

Modric, Casemiro dhe Kroos formojnë trinomin e frikshëm në mesfushë. Në sulm Eden Hazard dhe Vinicus do të mbështesin Benzema. Në krahun tjetër Xavi do të mbështetet te Ter Stegen në portë, Dani Alves, Pique, Lenglet dhe Alban në mbrojtje. Nico, sergio Busquets dhe Gavi pritet të aktivizohen në mesfushë, ndërkohë që Abde, Ansu Fati dhe Ferrat Jutgla formojnë trinomin e sulmit. Ndeshja starton në orën 20:00.

Emocionet nuk marrin fund këtu, pasi vetëm 60 minuta më pas do të luhet Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë. Këtë herë skuadra zikaltër në letër vjen më e favorizuar për shkak të rezultateve shumë pozitive që ka pasur këtë sezon, ndërkohë që bardhezinjtë kanë treguar shumë oshilacione.

Possible formations for Inter-Juventus: Inzaghi with the eleven, Dybala on the bench?

Ekipi i Inzaghit pritet të luajë me skemën e zakonshme 3-5-2. Handanovic si gjithmonë në portë, i mbrojtur nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Në mesfushë Dumfries dhe Perisic pritet të luajnë nga krahët, ndërkohë që Brozovic, Barella dhe Calhanoglu do të jenë me detyra të ndryshme. Në sulm Dzeko duket se e ka vendin e garantuar, i mbështetur nga Martinez.

Në krahun tjetër pas përmbysjes spektakolare ndaj Romës, Allegri i beson Perin në portë, De Sciglio dhe Alex Sandros nga krahët, si dhe dyshes Chiellini-Rugani në qendër. Në mesfushë rikthehet Rabiot së bashku me Locatelli dhe Mckennie, ndërkohë që Bernandeschi zëvendëson Chiesan. Në sulm Kulusevski do të mbështesë Moratën, duke lënë Dybalan në stol. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP