Real Madrid- Bajern Mynih në finale?
Prapë dy ekipet spanjolle shpëtuan që të mos përballen me njera tjetrën që në gjysëm finale. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar gjysmëfinalistët e Champions League.
Përballë do të jenë Manchester City – Real Madrid dhe Atletico Madrid – Bayern Munches. City vjen në gjysmëfinale pasi eliminoi PSG, ndërsa Real Madrit pas fitores 3 – 0 me Wolfsburg. Ndeshjen e parë spanjollët e kishin humbur 2 – 0. E fortë do të jetë edhe përballja mes Atletico Madrid dhe Bayern. Madrilenët që mbajnë vendin e dytë në kampionatin spanjoll eliminuan Barcelonën, kampionen në fuqi dhe një prej ekipeve që shihej si pretendente kryesore edhe për këtë sezon.
Ndërsa Bayer Muchen ndeshjen më të vështirë e pati me Juventus në çerekfinale. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen me 26 dhe 27 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit me 3 dhe 4 maj, që do të përcaktojnë edhe finalistët që do të përballen në San Siro.
KOHA JONË SONDAZH

