Real Madrid bën gati planin e ri për të rrëmbyer Haaland në vitin 2023
Reali i Madridit i ka kërkuar Erling Haaland që të qëndrojë edhe një vit tjetër tek Borussia Dortmund dhe më pas të transferohet në “Santiago Bernabeo”. Qendërsulmuesi norvegjez, që kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane, ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh nga kjo verë.
Skuadra merengues ka arritur akordin për transferimin e Mbappe, por nuk dëshiron që të humbasë as një yll si Haaland. Reali synon që të lërë të kënaqur edhe Dortmundin me këtë propozim dhe lojtarin.
Klubi madrilen po studion mundësinë për të blerë norvegjezin në vitin 2023, vit që përkon dhe me përfundimin e kontratës së Karim Benzema. Rregullat e “Fair Play” janë një tjetër arsye se përse Reali dëshiron që kjo lëvizje të ndodhë vitin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

