Real Madrid dhe Barcelona “në luftë” për bomberin e Interit

Po projektohet një derbi i gjithi spanjoll për Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas prej kohësh ndiqet me shumë interes nga Barcelona, ndërkohë që së fundmi garës i është bashkuar edhe Real Madrid.

Problemi i madh për merengues është situata e ekstrakomuniarëve, teksa skuadra e Zidane për momentin ka Vinícius, Rodrygo, Militao dhe në sezonin e ardhshëm edhe Reinier. Me sulmuesin e Interit shkon në 5. Të dyja klubet e mëdha spanjolle janë të gatshme që të paguajnë klauzolën prej 111 milionë eurosh, duke mos negociuar aspak me klubin zikaltër.

Barcelona duhet që fillimisht të shesë për të grumbulluar fondet e nevojshme për këtë operacione, ndërkohë që në këtë aspakët klubi merengues është i avantazhuar. Interi ndërkohë prej kohësh po punon me Lautaron për të hequr klauzolën, në mënyrë që të përfitojë më shumë nga ky operacion.

Klubi zikaltër beson se futbollisti argjentinas do të vijojë që të jetë pjesë e tyre edhe në sezonin e ardhshëm, edhe pse duket e vështirë kur në lojë futet Reali dhe Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP