Real Madrid dhe UEFA mbyllin përplasjen për Superligën, arrihet marrëveshje në parim

Pas viteve tension dhe përballjesh institucionale për projektin e Superligës Evropiane, Real Madridi dhe UEFA kanë arritur një marrëveshje që shënon fundin e konfliktit mes palëve.

Klubi madrilen dhe qeveria e futbollit evropian publikuan një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se është arritur një marrëveshje në parim “për të mirën e futbollit evropian të klubeve”, duke vënë theksin te respektimi i meritës sportive dhe qëndrueshmëria afatgjatë e strukturës aktuale të garave.

Në reagim përfshihet edhe organizata e Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC), ndërsa palët nënvizojnë angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të kompeticioneve, si dhe përmirësimin e eksperiencës së tifozëve përmes përdorimit të teknologjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimi vjen pasi Barcelona u tërhoq nga projekti i Superligës pak ditë më parë, ndërsa Juventusi kishte hequr dorë disa muaj më herët, duke lënë Real Madridin si mbështetësin e fundit të nismës që synonte të rivalizonte Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë marrëveshje, presidenti Florentino Perez dhe UEFA mbyllin kapitullin e përplasjes së gjatë, ndërsa Real Madridi konfirmon vazhdimësinë e tij në kompeticionet e organizuara nga institucioni më i lartë i futbollit evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?