Real Madrid fiton titullin e 35-të në La Liga, mund me poker Espanyolin (VIDEO)
Real Madrid është zyrtarisht kampione e La Ligas për sezonin 2021-2022. Kur mbeten edhe katër javë nga fundi i kampionatit skuadra e Los Balncos mori një fitore të thjeshtë 4-0 ndaj Espanyol në duelin e vlefshëm për javën e 34-të.
Rodrygo shënoi dy gola në fraksionin e parë, duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit të Ancelotit. Në pjesën e dytë, Asensio realizoi dhe golin e tretë. Karim Benzema ndërkohë kompletoi ditën perfekte duke vulosur shufrat.
Ky është titulli i 35-të në historinë e Real Madridit, duke qenë skuadra e më e titulluar në Spanjë. Festa e sotme do e motivojë edhe më shumë ekipin madrilen, që e pret sfida e kthimit ndaj City-it në Champions. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

