Real Madrid futet në garë për qendërmbrojtësin e Liverpoolit
Gazeta britanike “Daily Mail” raporton se Reali i Madridit po monitoron situatën e Joe Gómez, qendërmbrojtësit të Liverpoolit, me synimin për ta afruar në “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme.
Gomez, i cili përfiton 1.4 milionë euro në vit me Liverpoolin, është një mbrojtës anglez 1.88 metra i gjatë dhe 24 vjeç. Së bashku me Virgil van Dijk, formon një nga dyshet më të forta në qendër të mbrojtjes.
Gomez ka pësuar edhe dëmtime që e kanë penguar të zhvillojë normalisht karrierën e tij. Van Dijk mbetet i padiskutueshëm, Konate referon më shumë se ai, ndërkohë që Matip është aktivizuar më në vazhdimësi. Transferimi te Reali mund të jetë zgjedhja më e mirë në karrierën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

