Real Madrid hidhet në sulm për yllin e Manchester United

Real Madridi ka hyrë futet në mënyrë surprizë në garën për Bruno Fernandes. Sipas asaj që raporton Fichajes, “Los Blancos” po ndjekin me shumë vëmendje situatën e kapitenit të Manchester United, duke vlerësuar seriozisht mundësinë për të ndërhyrë në merkato për mesfushorin portugez.

Në muajt e fundit, e ardhmja e Fernandes ishte lidhur kryesisht me klube nga Arabia Saudite dhe MLS, por tashmë fokusi rikthehet fuqishëm në Europë. Manchester United mund të pranojë një shitje për një shifër rreth 60 milionë euro, vlerë që konsiderohet plotësisht e përballueshme për Real Madridin. Sipas së njëjtës burim, klubet jashtë Premier League kanë mundësinë të aktivizojnë një klauzolë të fiksuar pikërisht në këtë shifër, çka do ta bënte operacionin relativisht të thjeshtë nga ana procedurale.

“Djajtë e Kuq” ndodhen në një fazë të rëndësishme ristrukturimi nën drejtimin e Ruben Amorim, me nevojën për të rregulluar balancat financiare dhe për të rifreskuar organikën. Kjo situatë hap pikëpyetje edhe mbi të ardhmen e kapitenit, i cili ndërkohë do të ndalet përkohësisht për shkak të një problemi muskulor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Real Madridi vazhdon të mendojë për të tashmen dhe të ardhmen, duke kërkuar një element me përvojë, lidership dhe personalitet në mesfushë, veçanërisht me synim kompeticionin e Champions League. Në sfond mbetet vigjilent edhe Bayern Munich, gati të përfitojë nga çdo zhvillim i ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?