Real Madrid i ofron rinovimin Benzema-s deri në vitin 2023
Karim Benzema është pranë rinovimit të kontratës me Realin deri në vitin 2023. Nëse diçka nuk shkon keq, numri 9 do të qëndrojë në Madrid deri në vitin 2022, teksa kontrata aktuale përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.
Pas një sezoni fantastik, sulmuesi francez ka marrë propozimin nga Los Blancos për rinovimin e kontratës. Real Madrid i ka ofruar një zgjatje prej një viti, duke i mbetur besnike politikës së tyre për të rinovuar me nga një sezon për lojtarët mbi moshën 30 vjeç; ata thjesht kanë avancuar negociatat me një vit në rastin e Benzema për të shmangur futjen e lojtarit në vitin e fundit të kontratës së tij, siç ka ndodhur me Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Luka Modric .
Që nga ardhja e tij në 2009, Benzema kurrë nuk ka kërkuar një rritje të pagës ose një kontratë të re. Ka qenë gjithmonë klubi që ka bërë një ofertë për të, duke konfirmuar një marrëdhënie shumë të mirë me të. Francezi është shënuesi i pestë më i mirë në historinë e Los Blancos, teksa duket se në sezonet në vijim mund të arrijë pas Ronaldos dhe Raul Gonzalez. /R.Lika-Koha Jone/