Real Madrid jo më “galaktikë”, asnjë blerje gjatë kësaj vere

Kjo verë mund të mos jetë një merkato “galaktikash” për Real Madrid. Sipas asaj që raporton gazeta “Marca”, drejtori i klubit spanjoll, Jose Angel Sanchez, në një diskutim që ka në qendrën sportive në Valdebebas, ka thënëse këtë verë nuk do të ketë blerje të reja.

Pandemia ka prishur planet e klubit merengues, pasi kanë marrë një goditje të rëndë financiare. Pasi ka komplimentuar klubin për fitimin e La Ligas dhe Superkupës së Spanjës, Sanchez ka thënë s do të ketë vetëm afrime të lojtarëve që janë në huazim si Odegaard apo Ceballos.

Për këtë qëllim nuk u ble kartoni i plotë i Areola-s, i cili ishte në formë huazimi nga PSG. Një parashikim që ishte bërë pak ditë më parë edhe nga presidenti Fiorentino Perez, i cili evidentoi situatën e keqe dhe nevojën për shkurtimin e pagave. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP