Real Madrid kërkon me ngulm super talentin hungarez

Reali i Madridit parashikohet të bëjë një revolucion të vërtetë në merkato verën e ardhshme, teksa do të tentojnë të afrojnë disa nga talentet më të mira të afirmuar në Europë. Në radarët e Realit ka përfunduar edhe ylli i kombëtares hungareze i cili luan për Salzburg, Dominik Szoboszlai.

20-vjeçari ndiqet me vëmendje edhe nga klube të tjera të mëdha si Liverpooli, Arsenali e Milani por që ai të zgjedhë Realin që në merkaton e janarit ka menduar trajneri Zinedine Zidane, i cili i ka thënë Szoboszlai të transferohet menjëherë te Reali.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e talentit hungarez pasi duhet patur parasysh që Salzburg është në bisedime të avancuara me Leipzig, për ta transferuar në Bundesligë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?