Real Madrid me mungesa ndaj Interit, Bale i bashkohet infermierisë

Reali i Madridit do të ketë mungesa të shumta për duelin ndaj Interit. Ancelotti duhet të bëjë pa shërbimet e tre lojtarëve, Bale, Marcelo dhe Mendy.

Uellsiani ka pësuar një dëmtim në kaviljen e tij te djathtë dhe pritet të mungojë për tri javët e ardhshme, duke humbur ne total 6 ndeshje, katër ne  LaLiga dhe dy në Champions League. Në pamje të parë, shkalla e dëmtimit nuk dukej shqetësuese, por ekzaminimet e ditës së hënë nxorën në pah problemin e sulmuesit.

Një humbje e rëndësishme për madrilenët dhe vetë teknikun italian, Ancelotti, që duhet të rishikojë sërish organikën dhe skemat e tij. Ai qëndroi jashtë fushave të blerta në Ishull për rreth 40 ditë për një problem në gju, më pas 10 ditë për shkak të Covid-19 dhe në fund 18 ditë të tjera për një problem të muskujve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?