Real Madrid ndalet ndaj Elche, por mbetet në krye të renditjes
Real Madridi u ndal në barazim 2-2 në fushën e Elches, duke humbur mundësinë për t’u shkëputur më shumë në krye të La Liga-s. Skuadra e Alonsos hasi vështirësi të mëdha, sidomos në pjesën e dytë, ku u shënuan të katër golat e takimit.
Pjesa e parë kaloi pa shumë emocione, me të dy ekipet që e patën të vështirë të gjenin hapësira. Por gjithçka ndryshoi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 53-të, Valera depërtoi bukur dhe asistoi me mjeshtëri për Aleix Febas, i cili dërgoi topin në rrjetë, duke çuar Elchen në avantazh.
Reali u rikthye në lojë në minutën e 78-të, kur Dean Hujisen përfitoi nga një goditje këndi: topi i goditur me kokë nga Bellingham po shkonte jashtë, por mbrojtësi i ri madrilen e devijoi në rrjetë, duke barazuar shifrat.
Elche reagoi menjëherë dhe vetëm pak minuta më vonë, në të 83-ën, Alvaro Rodriguez realizoi një gol spektakolar, duke rikthyer epërsinë për vendasit.Reali shmangu humbjen falë Bellingham, i cili në minutën e 87-të përfitoi nga një asist i Mbappé dhe riktheu barazinë 2-2.
KOHA JONË SONDAZH

