Real Madrid në ankth, Hazard ka sërish probleme në gju

Eden Hazard në mënyrë surprizë nuk u bashkua në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës gjatë ditës së djeshme. Futbollisti belg nuk ka qenë pjesë e seancës së fundit para duelit ndaj Bilbaos, teksa në këtë ndeshje do të mungojnë Varane dhe Nacho.

Sipas burimeve nga gazeta “Marca”, ai është lënë jashtë ekipit për shkak të disa problemeve që i janë rishfaqur. Hazard duket se ka ndjerë shqetësime sërish në gjurin e djathtë, teksa kujtojmë që për këtë problem mungoi për disa muaj.

Një hall më shumë për Zidane, i cili mund të mos ta ketë në dispozicion për pjesën finale të sezonit si dhe për duelin e kthimit ndaj City-it në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP