Real Madrid nuk gabon ndaj Celtic, 3 penallti vendosin ndeshjen

5-1 ka fituar Real Madrid ndaj Celtic, ndeshjen e fundit të grupit F të Champions League. Tre penallti në pjesën e parë, dy prej të cilave të shndërruara në gol nga Modric e Rodrygo, dhe një tjetër e pritur nga Courtois, vendosën fatin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti dominoi, duke shënuar dhe 3 gola të tjerë me anë të Asensio, Vinicius dhe Valverde. Në minutën e 84, Jota shënoi golin e nderit për ekipin skocez.

Me këtë fitore, Real e mbyll grupin në vendin e parë, me 13 pikë, një më shumë sesa Leipzig, që fitoi 4-0 ndaj Shakhtar. Ukrainasit do të vijojnë aventurën në Europa League, ndërsa Celtic eliminohet nga kompeticionet evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?