Real Madrid për herë të tretë kërkon Massimiliano Allegrin

Emri i Massimiliano Allegri rikthehet në orbitën e Real Madrid. Sipas raportimeve nga Italia, trajneri aktual i Milanit është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e “Los Blancos” në verën e ardhshme, kur presidenti Florentino Pérez pritet të hapë një cikël të ri, pas zhgënjimeve me zgjedhjet e fundit teknike.

Nuk është hera e parë që madrilenët interesohen për Allegrin. Tentativa e parë daton në vitin 2019, ndërsa në 2021 palët ishin shumë pranë marrëveshjes. Këtë e ka zbuluar më herët agjenti i tij, Giovanni Branchini.

“Ishte gjithçka e rënë dakord. Nëse do të firmoste, Allegri do të ishte trajneri i Real Madrid. Me dhimbje vendosi të mos nënshkruante. Nuk ishte çështje financiare, por zgjedhje familjare dhe mundësia për t’u rikthyer te Juventusi”, ka rrëfyer Branchini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, vendimi për të qëndruar në Torino ishte thjesht njerëzor, ndonëse drejtimi i Realit përbënte një ëndërr profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cesc blocca l'Inter 🛑 Allegri, il Real ci riprova 🤯 Fiorentina, che  botta: Kean si ferma ⚠️ La prima pagina di mercoledì 4 marzo 🗞️  #CorrieredelloSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?