Real Madrid përgatit goditjen ‘big’/ I telefonin menaxherit të yllit të Liverpool

Real Madridi po tenton sërish të joshë sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane për ta bërë pjesë të skuadrës sezonin e ardhshëm.

Sipas francezes “Le 10 Sport”, ‘Los Blancos’ kanë kontaktuar agjentin e futbollistit senegalez për t’i shprehur interesimin që 13-herë kampionët e Europës kanë karshi 27-vjeçarit.

Por duke parë sukseset e njëpasnjëshme që po garanton Liverpool gjatë këtij sezoni si dhe faktin që kontrata e Manesë me “The Reds” skadon në vitin 2023, shto dhe faktin që ai kushton jo më pak se 170 milionë euro e vështirësojnë akoma më shumë blerjen e bujshme të Mane nga Real Madrid.

Spanjollët u përpoqën në vitin 2018 për të blerë Mane, por kostoja e lartë i detyroi të hiqnin dorë nga ky operacion i bujshëm.

SHKARKO APP