Real Madrid, “poker” me përmbysje ndaj Valladolidit (VIDEO)

Real Madrid ka arritur që të marrë një fitore me përmbysje 4-1 ndaj Valladolidit në transfertë, në një duel që nuk rezultoi aq i thjeshtë sa pritej.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për madrilenët që shkaktojnë penallti me Odriozolën që në minutën e 12-të, por nga pika e bardhë Alcaraz e dërgoi topin në tribunën e tifozëve. Një minutë më pas vendasit gjetën rrugën e rrjetës, por u anulua për një pozicion jashtë loje. Valladolid ju anulua edhe një tjetër gol disa minuta më pas, deri kur gjeti një gol të vlefshëm me Anuar në minutën e 29-të.

Reagimi i “Los Blancos” erdhi menjëherë me Varane në minutën e 34-t. Në fillimin e pjesës së dytë Reali gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Karim Benzema. 10 minuta nga fundi Casemiro u ndëshkua me karton të kuq, por Reali nuk e përjetoi aspak keq duke shënuar pas 5 minutash dhe golin e katërt me Luka Modric.

Reali me këtë fitore ruan vendin e katërt me 51 pikë, 5 më pak se Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP