Real Madrid refuzoi 100 milionë euro nga klubi i Premier League për Valverden
Federico Valverde në fundjavë shënoi një super gol, duke ndihmuar Realin që të merrte fitoren e radhës. Sezoni për mesfushorin po shkon më së miri, duke konfirmuar formën fantastike si në edicionin e kaluar.
Gazeta “AS” ka zbuluar se pak ditë para mbylljes së merkatos së verës Liverpool i ka ofruar Realit 100 milionë euro për të blerë kartonin e mesfushorit uruguaian.
Nëse operacioni do të mbyllej me sukses për madrilenët do të ishte shitja e dytë më e shtrenjtë në histori, pas Ronaldos te Juventusi në vitin 2018. Gjithsesi Reali e hodhi poshtë këtë propozim, duke e cilësuar të pashitshëm.