Real Madrid shkatërron Barcelonën në shtëpinë e saj

Ka përfunduar ndeshja e shumë pritur nga të gjithë, klasikja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Kjo super sfidë nisi më një minutë heshtje në nderim të legjendës holandeze, Johan Cruyf, i cili pak ditë më parë ndërroi jetë pasi humbi betejën me kancerin.

Pjesa e parë e lojës, prodhoi një super ndeshje ashtu siç jemi mësuar të shohim cdo herë kur përballen këto dy skuadra botërore, por përfundoi me rrjeta të paprekura.

“Blaugranat” u shfaqën më të rrezikshëm para portës së madrilenëve, por jo sa për të gjetur rrugën e golit, derisa edhe “mbretërit” patën rastet e tyre, por as ata nuk ia dolën që ta dërgojnë topin në rrjetë.

Më pas në pjesën e dytë rezultati zhbllokohet. Pique shënon gol më kokë në minutën e 56-të, duke ndezur atmosferën në “Camp Nou”, dhe duke sjell Barcën në avantazh prej 1-0.

Pas epërsisë së Barcelonës, nuk ka vonuar reagimi i Real Madridit dhe në minutën e 63-të, Benezma shënon për të barazuar shifrat në 1-1.

Reali luan mirë pjesën e dytë dhe sulmuesi portugez shënon golin e dytë për Los Blancos në minutën e 85-të duke e cuar në 1-2 rezultatin.

Me këtë rezultat Barcelona mbetet në vendin e parë ndërsa distanca nga Reali i Madridit, i cili ndodhet në vendin e tretë, reduktohet në 7 pikë.

SHKARKO APP