Real Madrid shton presionin për Haaland, por problemi është çmimi i tij

Me rinisjen e Bundesligës, e gjithë vëmendja do të jetë te Erling Haaland, sulmuesi i talentuar që aktivizohet te Borussia Dortmund. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, sulmuesi skandinav është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos” ndërkohë e dinë se nuk do të jetë e thjeshtë për ta marrë në Madrid, pasi Borussia do ta lërë të lirë që të largohet vetëm për një shifër të frikshme.  Duke parë këtë situatë, merengues mund të zgjedhin të presin edhe një vit, për ta marrë sezonin tjetër duke paguar shifrën e klauzolës, e cila arrin shifrën e 75 milionë eurove.

Sipas mediave spanjolle, në garë për sulmuesin norvegjez është edhe Manchester United, ndërkohë që edhe Juventus ka shfaqur interes prej kohësh. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP