Real Madrid shumë i fortë për Barcelonën, triumfon në “El Clasico-n” e luajtur në Bernabeu

Në javën e dhjetë të La Ligës, Real Madridi i jep një goditje të parë kampionatit, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 2-1 në “Santiago Bernabeu”. Një ndeshje spektakolare, e mbushur me emocione, polemika dhe VAR, që vulosi fitoren e merituar të “Los Blancos”. Takimi nisi menjëherë me tension. Vetëm pas pak minuta lojë, arbitri akordoi një penallti për Realin pas një kontakti mes Lamine Yamal dhe Vinicius Junior, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u anulua, nuk kishte penallti.

Në minutën e 12-të, Kylian Mbappé realizoi një supergol nga distanca, por edhe ai u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, francezi nuk u ndal: në minutën e 22-të, pas një pasimi të mrekullueshëm nga Jude Bellingham, Mbappé u nis në kufi të pozicionit dhe shënoi me një diagonale të saktë për 1-0.

Barcelona reagoi në minutën e 38-të. Pas një kombinimi të shpejtë mes Marcus Rashford dhe Fermin Lopez, ky i fundit përfitoi dhe mposhti Courtois për golin e barazimit 1-1. Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm: në minutën e 43-të, pas një krosimi nga Vinicius dhe një asistimi me kokë nga Militao, Jude Bellingham shtyu topin në rrjetë, duke rikthyer avantazhin 2-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të pjesës së dytë, Real Madridi pati mundësinë të thellonte rezultatin me një penallti të fituar dhe këtë herë të konfirmuar. Por Mbappé u ndal nga portieri Szczesny, i cili priti goditjen dhe e devijoi topin në këndore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, një tjetër gol i Bellingham u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa Vinicius u zëvendësua duke shfaqur pakënaqësi ndaj trajnerit Xabi Alonso. Barcelona kërkoi me ngulm barazimin, por Reali u mbrojt me kujdes dhe ruajti rezultatin deri në fund. Në minutën e 100-të, tensionet arritën kulmin: Pedri mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, ndërsa pankinat shpërthyen në debate të ashpra.

Në përfundim, Real Madridi siguron një fitore të madhe 2-1 dhe ngjitet në krye të La Ligës me 27 pikë, pesë më shumë se Barcelona, që mbetet në kuotën e 22 pikëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?