Real Madrid vijon të paguajë Hazard, edhe pse ka disa muaj që është larguar nga futbolli

Vitin e kaluar Eden Hazard deklaroi tërheqjen nga futbolli, me belgun që në aventurën e tij te Real Madrid u penalizua nga dëmtimet e shumta duke mos u rikthyer kurrë në versionin që shfaqi te Chelsea.

Gjithsesi ku ka kaluar thuajse një vit nga tërheqja e Hazard, ish-sulmuesi vijon të “peshojë” në bilancin ekonomik të spanjollëve. Hazard firmosi në 2019-tën një kontratë deri në vitin 2024 me Realin dhe spanjollët janë të detyruar ende që të respektojnë klauzolat e kësaj kontrate.

Kështu, falë kualifikimit në finalen e Champions League, është klubi i Chelsea-t që do të përfitojë pesë milionë euro nga Reali. Kjo klauzolë ishte e përfshirë në kontratën e Hazard dhe “Blutë e Londrës” presin kalimin e parave në llogarinë e tyre. Vera e këtij viti, do të jetë edhe momenti që Real Madrid do të shpëtojë përfundimisht nga Eden Hazard.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?