Real Madrid zgjedh Haaland në verën e ardhshme, për dy arsye

Real Madrid është në kërkim të një emri të madhe në sulm. Los Blancos po monitorojnë situatën e Erling Haaland, aktualisht te Borussia Dortmund. Edhe pse objektivi kryesor është Kylian Mbappé, Perez dëshiron të nënshkruajë me një yll verën që vjen.

Aspekti ekonomik do të jetë thelbësor. Nga ky këndvështrim, ardhja e Haaland është shumë më e realizueshme se ajo e Mbappé. Ylli i Borussia Dortmund ka një vlerë prej 110 milionë euro.

Klubi është i vetëdijshëm se shpenzimi do të jetë më i ulët në rastin e norvegjezit sesa të kampionit të botës. Dhe jo vetëm si blerje, por edhe si pagë.

Erling aktualisht është duke fituar rreth 8 milionë euro neto në sezon, ndërsa Mbappe, më shumë se 22 milionë euro. Një diferencë e dukshme prej 14 milionë euro.

SHKARKO APP