Real Madrid zyrtarizon divorcin me kapitenin Sergio Ramos

Sergio Ramos i jep fund aventurës që zgjati plotë 16 vite me Real Madridin. Skuadra merengues ka zyrtarizuar lajmin, teksa mbrojtësi do të dalë nesër në orën 11:00 në një konferencë për shtyp.

Mbrojtësit veteran spanjoll i përfundoi kontrata me Los Blancos dhe gjatë këtyre muajve ishin bërë negociata të shumta për të rinovuar, por palët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe prej 1 korrikut Ramos është një futbollist i lirë.

I transferuar te Reali i Madridit në verën e 2005-ës, Sergio Ramos ka fituar gjithçka me Los Blancos gjatë këtyre 16 sezoneve, duke nisur nga 5 triumfe në La Liga, e për të vijuar me 4 në la Liga, 4 Botërore Klubesh, 3 Superkupa Europe, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanje. Gjatë 16 sezoneve Sergio Ramos ka zbritur në fushë plot 671 herë me fanellën e Realit të Madridit dhe ka shënuar 101 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?