Real Madridi bën gati ofertën për mesfushorin e Milanit
Franck Kessie pritet të largohet nga Milani në fundin e sezonit. Kuqezinjtë nuk i ofrojnë mesfushorit nga Bregu i Fildishtë më shumë se 6 milionë euro në sezon, ndërsa agjenti i lojtarit pretendon më shumë.
Disa klube të Premier League kanë shprehur interesimin e tyre për 25-vjeçarin e skuadrës së Stefano Piolit, teksa garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Real Madrid.
El Nacional shkruan se Kessie pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti dhe presidenti Florentino Perez ka angazhuar drejtuesit e klubit të fillojnë nga puna për të arritur një marrëveshje me menaxherin e mesfushorit afrikan. Lojtari i Milanit është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës me kombëtaren e tij.
KOHA JONË SONDAZH

