Real Madridi hidhet në sulm për super yllin e Tottenhamit
Real Madrid arriti që të firmosë me asnjë prej dyshes Kylian Mbappe-Erling Haaland, por në kampin e kampionëve në fuqi të kontinentit janë të vendosur për t’i dhuruar një emër të madh Carlo Ancelottit në sulm.
Gabriel Jesus, Richarlison apo Serge Gnabry ndodhen në listën e dëshirave të klubit spanjoll, por në vend të parë është Son Heung-Min. Ylli aziatik u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League sezonin e fundit, duke ia dalë të shënojë 23 gola me Tottenhamin.
29-vjeçari, i cili është pjesë e klubit londinez prej vitit 2015, pëlqehet shumë nga Ancelotti. Son numëron 131 gola dhe 73 asiste në 324 ndeshje të luajtura për Tottenhamin, teksa shpreson të nisë një aventurë të re.
KOHA JONË SONDAZH

