Real Madridi merr barazimin e parë në La Liga, ndalet nga Rayo Vallecano
Java e 12-të e La Ligas sjell surprizën e radhës: Real Madrid nuk arrin të marrë më shumë se një barazim 0–0 ndaj Rayo Vallecanos në derbin e dytë madrilen të sezonit.
Derbit madrilenë po kthehen në pikën e dobët të Xabi Alonsos. Pas humbjes me Atletico Madrid, Real Madrid ndalet edhe në Vallecas, ku Rayo arrin të mbajë sërish në barazim një nga të mëdhatë, pasi kishte frenuar edhe Barcelonën.
Reali filloi menjëherë me presion dhe u afrua te goli me Arda Guler, por mbrojtja madrilene nuk shfaqi sigurinë e zakonshme. Huijsen shmangu një gol të sigurt të De Frutos, ndërsa Ratiu rrezikoi seriozisht me një tentativë që kaloi pranë shtyllës.
Ky është barazimi i parë i sezonit për skuadrën e Xabi Alonsos, që shkon në 31 pikë pas 12 javësh. Rayo Vallecano ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe konfirmon edhe një herë se mbetet kundërshtar i vështirë për të mëdhenjtë.
KOHA JONË SONDAZH

