Real Madridi po përgatit trinomin e frikshëm në sulm për sezonin e ardhshëm

Real Madrid kërkon të rikthehet në majën e Evropës, duke ndërtuar një sulm të frikshëm për sezonin e ardhshëm. Ekipi spanjoll duket se ka humbur rshkëlqimin, pasi fitoi 4 herë Championsin në 5 sezonet e fundit qderi në 2018.

Los Blancos kanë dështuar që të zëvendësonin largimin e Cristiano Ronaldos, me Eden Hazard dhe Luka Jovic që kanë rezultuar si zgjedhje të gabuar. Gazeta “AS” tashmë raporton se Reali po përgatit dy blerje të mëdha në verën e ardhshme: Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Synimi i madrilenëve është që të formojnë një trinom të papërmbajtshëm së bashku me Vinicius Junior. Reali do të investojë mbi 100 milionë euro në sezon për Haaland dhe 50 milionë euro pagë në sezon për të, ndërkohë që do të duhet të paguajë një shifër të ngjashme për pagën e sulmuesit francez. Në këtë mënyrë thuajse 100 milionë euro do të jetë investimi vetëm për pagën e dy super yjeve. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?