Real Madridit nuk i pëlqen shorti dhe ankohet: Peshkuam Benficën!
Real Madrid do të ngrejë një ankesë në UEFA për shortin e sotëm, që fillimisht e vendosi përballë Benficës. Klubi merengues pretendon se dhe në raundin e dytë të shortit, ata duhet të ishin përballë ekipit portugez, për shkak se ky duel ishte përzgjedhur para se të ndodhte dhe gabimi me Atletico Madridin.
Për këtë arsye, sipas tyre shorti i parë duhet të konsiderohet si i vlefshëm. Raportimi është bërë nga “Cadena Cope” dhe media të tjera iberike, por vështirë se kërkesa e tyre do të pranohet. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

