Reali bën gati 40 milionë euro bonus për Mbappe nëse vjen verën tjetër falas
Real Madrid po përgatit sulmin për Kylian Mbappe në prag të sezonit 2022-23. Sulmuesi nuk ka shfaqur dëshirë për rinovimin e kontratës me PSG, e cila skadon më 30 qershor 20202, dhe këtë gjë ja ka komunikuar edhe trajnerit Pochettino dhe klubit.
Tratativa me Los Blancos është në një fazë të nxehtë. Real kërkon të shfrytëzojë në maksimum situatën, edhe pse francezi ka bërë me dije se dëshiron ta respektojë kontratën deri në fund.
Gazeta “Marca” raporton se ekipi madrilen po përgatit një bonus prej 40 milionë eurosh për sulmuesin francez nëse vjen falas sezonin e ardhshëm. Paga e tij sigurisht që do të jetë e majme, 25 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/