Reali bën gati 80 milionë euro për talentin e Monacos

Pasi humbën Kylian Mbappe, Real Madrid nuk kërkon të bëjë të njëjtën gabim në merkato. Skuadra Los Blancos së fundmi ka shtuar ndjeshëm interesimin për talentin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

14 herë kampionët e Europës janë gati që të derdhin plotë 80 milionë euro në arkat e Monacos për ta bërë për vete francezin. Madje Los Blancos kanë formuluar edhe një kontratë për futbollistin për 5 sezone.

Tchouameni shihet si zgjedhja e duhur duke marrë në konsideratë moshën e Modric dhe Kroos, teksa do të shërbente si një zëvendësues mjaft i mirë i tyre. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?