Reali bën gati ofertën për Bellingham, 100 milionë euro dhe një lojtar
Jude Bellingham së fundmi rinovoi kontratën me Borussia Dortmund, por kjo nuk do të thotë se e ardhmja do të jetë te verdhezinjtë. Për mesfushorin e anglez interesohen klubet më të mëdha europiane me Manchester City dhe Real Madrid që janë deklaruar hapur se do të garojnë deri në fund për shërbimet e 19-vjecarit.
Madje, spanjollët kanë gati edhe ofertën që do të “lëkundë” Dortmundin. Sipas Sky, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për Bellingham, por për të shtuar edhe më shumë shanset e nënshkrimit me britanikun pritet t’i ofrojnë Dortmund edhe Eduardo Camavingan.
Francezi mund të përfshihet në këtë tratativë edhe për faktin se nuk e ka bindur plotësisht trajnerin Carlo Ancelotti me lojtarin që i duhen më shumë minuta në këmbë pasi te Real konkurrenca është mjaft e lartë.