Reali bën një tjetër ofertë për Pogba, por janë më pranë Van de Beek
Real Madrid ka bërë një provë të fundit për të transferuar Paul Pogba. Sipas asaj që raporton gazeta britanike “The Times”, presidenti i Los Blancos ka ofruar 30 milionë euro plus kartonin e James Rodriguez, i cili pritet të largohet nga Madridi.
Manchester United ndërkohë ka kthyer menjëherë përgjigje me një “jo” të fortë, pasi vijojnë që të kërkojnë plotë 160 milionë euro për kartonin e futbollistit francez, i cili pëlqehet shumë edhe nga Juventusi.
Situata duket shumë më pozitive për Donny Van de Beek, teksa kontaktet për të kanë vijuar edhe në fundjavë. “Sky Sports” ka zbuluar edhe shifrat e transferimit të mundshëm të futbollistit të talentuar holandez.
Ai pritet që t’i kushtojë 60-65 milionë euro skuadrës spanjolle, ndërkohë që për finalizimin e marrëveshjes me lojtarin po pritet deri në ditët e fundit të merkato angleze për shkak të interesit që vijon të jetë i madh edhe për Pogba. /R.Lika-Koha Jone/