Reali dhe Barcelona sfidojnë PSG për transferimin e Kessie

Frank Kessie pas 8 muajsh do të përfundojë kontratën me skuadrën e Milanit, teksa do të ketë mundësinë për të bërë një hap tjetër në karrierën e tij. PSG, Barcelona dhe së fundmi dhe Real Madrid kanë shfaqur interesim për futbollistin nga Bregu i Fildishtë.

Milani po tenton që të rinovojë me mesfushorin për të mos ta humbur me kosto zero, por për momentin arritja e një marrëveshje duket larg. Parisienët dhe blaugranët janë gati që ta marrin duke paguar një shumë të vogël te Milani që në janar, ndërkohë që Los Blancos sipas gazetës “AS” e kërkon vetëm në verë.

PSG gjatë verës tregoi se është shumë e vëmendshme në transferimet me kosto zero, ndaj dhe shihet më e favorizuar për marrjen e Kessie, por vendimtare do të jetë dhe dëshira e vetë lojtarit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?