Reali dhe City spektakël dhe gola në “Bernabeo”, nuk ka fitues as në Arsenal-Bayern

Gola, spektakël në ndeshjet e para çerekfinale në Champions League, por nuk ka fitues. Real Madrid barazoi 3-3 me Manchester Cityn në Santiago Bernabéu duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

“Qytetarët” realizuan që në minutën e dytë. Bernardo Silva ekzekutoi shpejt një goditje dënimi, duke shtangur kështu portierin Lunin. Los Blancos përmbysën llogaritë menjëherë. Camavinga vendosi ekuilibrat, i ndihmuar nga një devijim i Ruben Dias. Përmbysja u kompletua nga Rodrygo, dy minuta më pas.

Kampionët e Europësu futën në lojë sërish me super golin e Foden, përpara se Gvardiol të linte gjurmë me një tjetër “perlë”. Valverde nuk e kishte thënë ende fjalën e tij në këtë ndeshje, goli i tij “vulosi” rezultatin përfundimtar 3-3 me një goditje fantastike fluturimthi.

Barazim 2-2 i Arsenalit me Bayernin në Londër. Saka ndezi festën në stadium në minutën e 12-të, me një goditje të bukur. Kampionët e Gjermanisë përfituan në maksimum nga një gabim i anglezëve në të 18-tën, duke barazuar shifrat me një ish si Gnabry.

Të besuarit e Tuchel fituan penallti dhe kthyen gjithçka në favor pas golit të Kane nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në pjesën e dytë, një top i Gabriel Jesus rezultoi si penallti në lëvizje për Trossard, i cili ia doli të dërgojë topin pas shpinës së Neuer në të 78-ten. Me këtë rezultat, kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.

THRILLER! Real Madrid draw with Man City in the first leg of their #UCL Quarter-final match up 😮‍💨

SHKARKO APP