Reali dhe Manchester United zgjedhin t’i besojnë djemve të shtëpisë

Real Madrid dhe Manchester United, dy nga klubet më prestigjioze në botë, kanë bërë zgjedhje që flasin të njëjtën gjuhë: besimin te njerëzit e shtëpisë. Pas shkarkimit të Xabi Alonsos, Florentino Perez ka promovuar Alvaro Arbeloan nga Castilla në stolin e ekipit të parë. Në Angli, United ka zyrtarizuar Michael Carrick si trajner të ri, pas një periudhe të shkurtër të Darren Fletcher, i cili kishte zëvendësuar më parë Amorimin.

Në Madrid, situata mbetet unike. Perez mund të largojë një trajner edhe kur është ende në garë për La Ligën dhe Champions League, nëse nuk e konsideron të përshtatshëm për një skuadër plot yje. Humbja e Superkupës Spanjolle ishte vetëm pretekst. Te Real, tradita kërkon fitore, por edhe spektakël: nga koha e Di Stefanos e Puskasit, e deri te Zidane, Figo e Ronaldo, loja duhet të vijë nga cilësia individuale, jo nga skemat e rënda taktike. Arbeloa pritet të ndjekë pikërisht këtë vijë.

Në Manchester situata është më komplekse, por logjika e njëjtë. Që nga largimi i Sir Alex Ferguson, klubi është në kërkim të “boss-it” të ri. Van Gaal, Mourinho, Ten Hag e Amorim nuk arritën ta rikthenin lavdinë e humbur. Kështu, rikthimi te ish-lojtarët është bërë zakon. Carrick, i mbështetur nga figura si Cristiano Ronaldo, Ferdinand, Keane dhe Neville, pritet të respektojë traditën taktike të Unitedit. Debutimi i tij do të vijë menjëherë, në derbin e zjarrtë ndaj Manchester Cityt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?